sport

Një emër shumë i njohur, ky është trajneri i ri i Laçit

Humbja ndaj Partizanit ka rezultuar fatale për Mirel Josën, që është shkarkuar pasditen e sotme nga drejtuesit e Laçit, pas 26 ndeshjesh në stolin e kurbinasve.

Vendimi është bërë i ditur nga vetë klubi bardhezi pasditen e sotme, ndërsa burime për SuperSport konfirmojnë se drejtimin e klubit pritet ta marrë një tjetër emër i madh i trajningut në Shqipëri, Shpëtim Duro.

Të lidhura

None found

Ky i fundit drejtoi me sukses kurbinasit edhe sezonin e kaluar, duke i renditur në zonën europiane, ku bëri mjaft mirë në eliminatore, por më pas palët vendosën ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje.

Megjithatë duket se në Laç i ka marrë malli shpejt për Shpëtim Duron, i cili pritet të zyrtarizohet brenda mbrëmjes së sotme dhe të nisë punën që nesër, për të përgatitur skuadrën për transfertën e fundjavës ndaj Vllaznisë.

të fundit

MPB merr pjesë në operacionin ndërkombëtar “CARBACK II”: u kontrolluan 3.944 automjete, u sekuestruan 67 dhe u arrestuan dy persona

Në periudhën nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në aksionin operativ…

4 minutes ago

BDI: VLEN pranon se ligji lejon zhvillimin e provimeve profesionale në shqip

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.Nga atje…

4 minutes ago

Bajrami i kërkon Kurtit të publikojë emrat e 74 çerdheve ku pretendohet se u investuan 42 milionë euro

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…

6 minutes ago

Debat për rreth 7 milionë euro në pasuri, Rrahmani kritikon Rizvanollin për raportimin financiar

Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…

15 minutes ago

Mbyllet mbledhja e Komisionit për Buxhet, të premten shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…

15 minutes ago

Assane Diatta, lideri i golave te Prishtina: Synon titullin dhe kurorën e golashënuesit

Sulmuesi senegalez, Assane Diatta po përjeton sezonin më të mirë të karrierës, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të Prishtinës…

15 minutes ago