Mes aksionerëve të Investcorp është edhe presidenti i Man City

Sipas asaj që Corriere dello Sport raportoi mëngjesin e sotëm, ndër aksionerët kryesorë të Investcorp, të interesuar për Milanin, do të ishte edhe Mubadala, fondi sovran prej 350 miliardë lekësh i Emiratit të Abu Dhabit.

Drejtor ekzekutiv i këtij fondi është Khaldun Al-Mubarak i cili është edhe presidenti i Manchester City.

Sipas gazetës, ky aspekt mund të ketë një rëndësi jo të vogël. Në fakt, Investcorp mund të përfaqësojë një mjet për qeverinë e Abu Dhabit për të hyrë në futbollin italian, pa ngjallur dyshime për çështje që lidhen me pronësinë e dyfishtë. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2022 14:18