Zgjidhet dilema, Rei Manaj do të jetë ai që do të mbajë fanellën me numrin 10 në Kombëtare. Lajmi është konfirmuar nga vetë FSHF, teksa ka postuar pak minuta më parë, të gjitha fanellat e kuqezinjve në prag të ndeshjes ndaj San Marinos. Ndërkohë për sa i përket Nedim Bajramit, ai ka marrë fanellën me numrin 8.
Në ndeshjen e fundit me Hungarinë pati kalime numrash fanellash nga një lojtar te një tjetër. Lëmshi me numrat është thuajse në çdo grumbullim.