Mërgim Vojvoda largohet nga Torino, por mbetet në Serie A

Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como.

Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027.

Të lidhura

None found

Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Sky Sport kanë konfirmuar se Vojvoda do të jetë afrimi i shtatë për Comon gjatë afatit kalimtar të dimrit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio.

Mbrojtësi i krahut i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit. Ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e Kosovës. /Telegrafi/


Shtuar 2.02.2025 21:24