“Mendoj se Juve, Barça e Real Madrid, përjashtohen nga Championsi”

Situata me tre klubet rebele të projektit SuperLiga e Europës mbetet ende e pazgjidhur. Nga njëra anë, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid kërkojnë të drejtën e tyre për të patur një event të tillë, në anën tjetër UEFA është e vendosur jo vetëm t’i pengojë por mund edhe t’i ndëshkojë pasi janë tashmë nën hetim disiplinor. Mundësia e një përjashtimi është e madhe dhe këtë e paralajmëron Javier Tebas.

“Sanksione? Jo, unë kam ndjesinë që UEFA mund të përjashtojë Barcelonën, Real Madridin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve për edicionin e ardhshëm”.

Për të mbështetur këtë tezë është Javier Tebas, presidenti i ligës spanjolle të futbollit, i cili në një intervistë të fundit shpjegon se si tre klubet mund të paguajnë shtrenjtë për projektin SuperLiga e Europës.

“Ata kanë acaruar shumë klube dhe institucione evropiane. Ideja e Super League është një ëndërr e Florentino Perez. Projeti nuk ka qenë një çështje që lindi për shkak të pandemisë siç prej kohësh po përppiqen të na e shesin. Koncepti nuk ka vdekur. Ata duan që gjithçka të rrotullohet rreth klubeve të mëdha dhe të tjerët zhduken. Sanksionet? Ajo nga e cila duhet të kenë frikë, Barcelona, ​​Real Madrid dhe Juventus është përjashtimi nga Champions League. Unë nuk dua të imagjinoj një Ligë të Kampionëve pa to, por mund të ndodhë. Sanksionet ekonomike? Jo, mendoj vetëm mosregjistrimi në edicionin tjetër të Championsit. Për shkak të situatës që është krijuar, unë kam këtë ndjesi. Unë besoj se këto tre klube do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve dhe ata duhet të kenë frikë “, u shpreh shefi i liges spanjolle te futbollit.


Shtuar 2.06.2021 09:10