Menaxheri i Muhamed Ali takon Tajsonin: Kurrë s’të kam parë kaq të fortë!

Gene Kilroi, i cili njeh “Majkun e hekurt” që prej moshës 13-vjeçare, nuk i beson syve kur shikon se si stërvitet ish-boksieri.

Edhe pse në moshën 58-vjeçare, Tajson duket se i bën përshtypje atij që konsiderohej si menaxheri i boksierit më të madh të të gjitha kohërave, Muhamed Ali.

“Të njoh që kur ke qenë 13 vjeç, por kurrë s’të kam parë kaq të fortë”, i thotë Kilroi, Majk Tajsonit. Ky i fundit po përgatitet për duelin e madh me Xhek Polin. Duel ky që do të mbahet më 15 nëntor.


Shtuar 25.10.2024 21:20