“Më vjen keq që CR7 u largua nga Juve, edhe pse do pranonim më shumë gola”

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Manchester United.

Gasperini lavdëroi lartë portugezin, derisa zbuloi se preferoi që Ronaldo të qëndronte në Itali.

“Nga ana teknike është lojtar i jashtëzakonshëm, por mendoj që kuptohet nga të gjithë. Çfarë është duke bërë në Manchester, mendoni për golin e të dielës, por edhe të tjerët”.

“Ai shtoi një vlerë shtesë në kampionat, personalisht më vjen keq që u rikthye në Angli sepse gjithmonë shpresoj që lojtarët më të mirë të arrijnë në Itali, edhe pse ndoshta do pranonim më shumë gola”, deklaroi ai.


Shtuar 24.11.2021 19:31

Tags: ,