Me shampanjë dhe puro shikoni si e feston Ibra titullin (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç nuk ndryshon kurrë. Sjellja e tij e ka bërë unik gjatë të gjithë karrierës dhe suedezi nuk zhgënjeu as sot.

Në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të kampionit pas ndeshjes ndaj Sasuolos, sulmuesi doli nga tuneli me një shishe të madhe shampanjë në dorë dhe një puro.

Ai hapi shampanjën dhe ndezi puron duke festuar në fushë para se të ngjitej në podium dhe të varte në qafë medaljen e kampionit që ia kishte premtuar tifozëve kur zbarkoi përsëri në Milano.


Shtuar 22.05.2022 21:04