Me mendjen te Reali, Mbappe refuzon pagën e majme nga PSG

PSG po punon për të  rinovuar kontratën me Mbappe, pasi këtij të  fundit i mbaron kontrata në fund të  sezonit.

Sipas Le Parisien, PSG i ofroi Mbappe një pagë prej 45 milionë eurosh neto në sezon për të rinovuar marrëveshjen e tij aktuale, por 22-vjeçari e refuzoi atë.

Ndërkohë, siç thekson L’Equipe, PSG nuk janë të gatshëm të dorëzohen dhe ata do të kthehen edhe me një ofertë të re për të mbajtur yllin e tyre.

Megjithatë, Mbappe sërish e ka refuzuar ofertën e klubit francez pasi dëshiron t’i bashkohet Realit.

Një marrëveshje 2 vjeçare

Oferta e dytë për rinovimin e PSG -së ishte ajo që do ta lidhte Mbappen me një marrëveshje të re dy -vjeçare me vlerë 45 milionë euro neto në sezon – pagë që do të ishte më e lartë se pagat që Neymar dhe Lionel Messi fitojnë në klub.

Siç u raportua në atë kohë, oferta e parë e rinovimit kishte një me vlerë prej 25 milionë euro neto në sezon, por edhe ajo ishte refuzuar nga Mbappe.

Le Parisien parashikon që PSG do t’i ofrojë një bonus të madh Mbappes, ndërsa gjithmonë sipas kësaj gazete klube të tjera elitare si Manchester City dhe Chelsea do të tentojnë ta marrin që në janar.

Gazeta franceze është e bindur se ëndrra e Mbappe është të luajë për Real Madridin dhe parashikojnë se asnjë ofertë nuk do ta bëjë të ndryshojë mendje. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 16:43

Tags: , ,