Sot tifozët e Barcelonës pritën një tjetër rikthim të madh në “Camp Nou”, këtë herë në radhët e lojtarëve, atë të Dani Alves.
Braziliani pati një karrierë të mrekullueshme në katalunja nga 2008-2016 duke u bërë një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në histori.
Tani ai edhe pse në perëndim të karrierës kthehet në klub me kërkesë të trajnerit Xavi për të ndihmuar skuadrën në këtë periudhë të vështirë ekonomike dhe sportive.
38-vjeçari i befasoi të gjithë me veshjen e tij duke u veshur me një kostum dhe një pal shapka me gisht.
Këtë ai e ka bërë për të mos thyer traditën, pasi edhe në vitin 2008 ai mbërriti në këtë stadium me shapka. r.t/albeu.com