Lautaro në formë të jashtëzakonshme, por i mungon goli me Interin.
Me Lukakun ende jashtë fushave, Inzaghi mbështetet te Lautaro Martinez i karikuar, i cili në ndeshjen kundër Romës do t’i bashkohet Edin Dzeko.
Argjentinasi, duke buzëqeshur në Pinetina, sapo është kthyer nga ndeshjet miqësore të Argjentinës gjatë të cilës shënoi një gol dhe një asist, por edhe performanca e tij në fushën e lojës me fanellën e kombëtares është e jashtëzakonshme.
Me fanellën e Interit, megjithatë, Lautaro është ende pa gol prej një muaji dhe nga nesër ndaj Romës do të përpiqet ta lerë nga pas këtë periudhë të errësirës, shkruan “Corriere dello Sport”./ h.ll/albeu.com