Foto e pazbuluar më parë, Lautaro Martinez si lojtar i Atletico Madrid (FOTO LAJM)

Lautaro Martinez sot është një nga lojtarët kryesorë të Interit, por një prapaskenë e pazbuluar më parë ka ndodhur në vitin 2017.

Ai firmosi kontratën e tij me Atletico Madrid, madje kishte kaluar edhe vizitat mjekësore. Por e papritura ndodh në momentin e fundit, Interi shfaqet në skenë dhe Lautaro ndryshon mendjen.

“El Toro” është duke bërë emër të madh në historinë e sulmuesve të Interit dhe ai nuk është penduar që ka zgjedhur Interin në sekondën e fundit./ h.ll/albeu.com

Shtuar 27.06.2022 18:33