McGregor shton në koleksionin e tij një orë “Patek Philippe” të mbuluar me ar dhe diamante

Conor McGregor ka shtuar një orë të re të mrekullueshme “Patek Philippe” në koleksionin e tij mahnitës të orave të cilat i kushtojnë rreth 3 milionë paund

Superylli i UFC krenohet me një koleksion të çmendur orave, disa prej të cilave janë edicione të kufizuara, me vlerë disa miliona paund.

Vlera totale e orave të tij u rrit kohët e fundit pas blerjes të një “Patek” të ri të bërë me porosi. “The Notorious” ndau një video dhe foto të orës së tij të re të veshur me ar dhe diamante në Instagram herët të premten në mëngjes.

Ora përfshin gjithashtu gjethe të arta në fushë, e cila nuk ka asnjë numër, dhe akrepa në ngjyrë argjendi të errët./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.07.2022 15:46