McGregor është gati për rikthimin e tij në MMA por gjithashtu ka kryer edhe një gjest human duke kontrbuar me 10 mijë euro për të ndihmuar kolegun e tij te MMA, Ian Coughlan.
Coughlan u përfshi në një lëndim të tmerrshëm në stërvitje duke e lënë atë plotësisht të paralizuar dhe të kufizuar në një karrige me rrota. Ai i është drejtuar publikut për mbështetje, pasi i nevojiten 72 mijë euro për trajtim në Gjermani, që synon të sigurojë mundësinë për të ecur sërish.
Trajneri i McGregor, John Kavanagh, njoftoi se ikona irlandeze e UFC-së personalisht ka dhuruar afër 10 mijë euro nga xhepi i tij. Në moshën 29 vjeçare, Coughlan kishte ende shumë vite të mbetura në karrierën e tij luftarake, por tani për tani ai mbetet në rehabilitim, pasi nuk i është dhënë asnjë garanci se do të rifitojë përdorimin e këmbëve./h.ll/albeu.com
Guys let’s get together and support this young Irish fighter who suffered a terrible injury at a gym in Ireland.
Coach John and the team at SBG are hosting a training day and my own recovery permitting, I hope to be in attendance. There will be signed fight wear also! ☘️ https://t.co/RipsCbKRIv— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) December 2, 2021