Wimmer: Austria synon fitoren ndaj Kosovës pas përgatitjeve maksimale

Patrick Wimmer ka folur për përballjen e Austrisë me Kosovën në Ligën e Kombeve, duke vlerësuar gjendjen e skuadrës së tij dhe duke përmendur lojtarët kosovarë me të cilët luan te Hoffenheimi.

Të lidhura

None found

Në konferencën për shtyp para ndeshjes në Prishtinë, futbollisti austriak u shpreh se atmosfera brenda ekipit është pozitive, edhe pse barazimi apo rezultati i fundit ndaj Irlandës nuk përputhej me pritshmëritë e tyre.

“Atmosfera është në rregull. Rezultati në Irlandë nuk ishte ai që menduam. Nesër duam të fitojmë. E shohim një ndeshje të vështirë, por jemi përgatitur maksimalisht”, deklaroi Wimmer.

Ai tha gjithashtu se është i kënaqur me minutat që po merr me përfaqësuesen e Austrisë, ndërsa theksoi se skuadra ka pasur kohë dhe kushte të përshtatshme për rikuperim para takimit.

“Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, u shpreh Wimmer.

Sa i përket ekipit kundërshtar, futbollisti austriak tregoi se ka njohuri më të mëdha për Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin, pasi luan së bashku me ta te Hoffenheimi.

Wimmer veçoi në mënyrë të veçantë Fisnik Asllanin, të cilin e cilësoi si futbollistin më të rrezikshëm të Kosovës.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet