McGregor grushton Dj e famshëm italian (FOTO LAJM)

Francesco Fachinetti është grushtuar nga Conor McGregor në Romë.

Artisti i njohur italian ka publikuar në Instagram pamje nga buza e tij e çarë pas grushtit të marrë nga luftëtari irlandez i MMA-së.
“Ne ishim bashkë, biseduam u argëtuam , kaluam shumë mirë, kur papritur pasi dolëm jashtë më goditi pa arsye”, është shprehur Fachinetti.

Akuzat e Fachinetti-t janë të detajuara në “storyt” e tij të Instagramit ku shpjegon detajet.

“Ishim duke qëndruar tek hoteli “St.Regis” , çdo gjë po shkonte mirë kur papritur më goditi , nuk e kuptova pse.
U trullosa e nuk po kuptoja se çfarë ndodhi, isha i shokuar.Ai është një person i çmëndur dhe i rrezikshëm, ka dëshmitarë që mund të konfirmojnë këtë dhunë ndaj meje.Të shohim nëse hoteli do të ketë guximin të tregojë se çfarë veprimi bëri McGregor ndaj meje, videot nga kamerat e sigurisë i kanë, jam i sigurt , por të shohim a do të ketë guximin ti publikojë.”

Kështu është shprehur i befasuar dhe i tmerruar DJ i njohur italian.


Shtuar 18.10.2021 10:48