Askush nuk po i tërheq! Trupat e 4 turistëve ruse ndodhen ende në Qerret

Ambasada ruse njoftoi ditën e djeshme se familjarët e 4 turistëve rus që humbën jetën ën Qerret janë njoftuar dhe do të kryhej tërheqja e trupave të tyre. Mirëpo, sot kur kanë kaluar 4 ditë nga vdekja e tyre, ende asnjë familjar nuk është paraqitur në institutin e Mjekësië Ligjore për ti tërhequr.

Prindërit, vajza dhe dhëndri i tyre janë gjetur bashkë brenda në pishinën dimërore të hotelit, pa shenja jete për shkaqe ende të panjohura.

Pistat kryesore janë ato të vrasjes pa gjurmë, asfiksisë nga klori, por po shihet dhe teza e një helmimi të mundshëm nga ushqimi por edhe jo vetëm. Ndërkohë, nuk është gjetur gjurmë e ndonjë substance narkotike apo alkooli, përveç një shishe birre të hapur, duke hedhur poshtë dyshimet për mbidozë. Po ashtu edhe prokuroria e Kavajës paraprakisht bën me dije se nga kqyrja paraprake e trupave, nuk kanë pasur shenja dhune.

Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousovu gjetën të pajetë natën e 14 tetorit brenda hotelit “Gloria” në Qerret. Dosja.al raportoi e para se çifti i bashkëshortëve, vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe partneri i saj Nikita Belousov, u gjetën të pajetë në dhomën e saunës të resortit luksoz, rreth orës 23:00.


Shtuar 18.10.2021 10:51