Sezoni i Federico Chiesa mund të konsiderohet i përfunduar.
Sulmuesi i Juventus-it mëngjesin e sotëm iu nënshtrua testeve që zbuluan ashpërsinë e dëmtimit të gjurit. Në ditët në vijim lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni, me kohë rikuperimi të vlerësuara rreth gjashtë muaj.
Lajm i keq për Massimiliano Allegrin, por edhe për trajnerin Roberto Mancini, i cili nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së tij për play off-et e Botërorit në mars.
Chiesa pothuajse me siguri nuk do të jetë në dispozicion për pesë garat në qershor ./ h.ll/albeu.com