Mbyllet pjesa e parë e finales Spanjë-Angli, shumë raste 0 gola

Në Berlin po luhet finalja e madhe e Europianit mes Spanjës dhe Anglisë. “Furia e Kuqe” në kërkim të trofeut të katrërt, ndërsa “Tre Luanët” në kërkim të trofeut të tyre të parë Europian, në finale e dytë rradhazi pas asaj të Wembleyt që e humbën 3 vite më parë me Italinë me penallti.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e kujdesshme nga të dyja skuadrat të cilat tentuan për të rrezikuar portat respektive, por me kujdesin e madh për të mos lënë hapsira prapa. Dhe me ndjesinë e një takimi të barabartë, u mbyllën 45 minutat e para, me shifrat 0-0.


Shtuar 14.07.2024 21:55