Mbyllet në barazim super sfida mes Liverpoolit dhe Chelsea, “blutë” një pjesë loje me 10 lojtarë (VIDEO)

Super ndeshja e javës në Premier League mes Liverpoolit dhe Chelsea është mbyllur në barazim 1-1.

Chelsea kaloi në epërsi e para përmes gjermanit Kai Haverz në minutën e 20’pas një harkimi të James nga korneri. E ky i fundit ishte figura tragjike në fundin e pjesës së parë ku shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq pasi largoi topin me dorë nga vija fatale.

Në pjesën e dytë Liverpool ishtë skuadër shumë më kërkuese pasi ishtë në shtëpinë e tyre dhe duke e patur parasysh epërsinë numerike në fushë, por megjithatë blutë edhe pse me 10 lojtarë arritën të ruajnë rezultatin dhe të marrin një pikë në Anfield.


Shtuar 28.08.2021 20:28