Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë mes Barcelonës dhe Atletico Madridit

Super ndeshja e javës në La Liga, Barcelona – Atletico Madrid e cila pritet të vendosë shumë sa i përket titullit ka mbyllur 45 minutat e para me rezultatin e barabartë, 0-0.

Të dyja skuadrat patën disa raste të mira në këtë takim, por në përgjithësi ishte një pjesë e parë e ashpër.

Fillimisht, u lëndua Lemar pas një dueli dhe rrugën e tij e morri edhe Sergio Busquets, i cili nuk mundi të vazhdojë ndeshjen më tej.

Messi pati një rast të mirë në min 42’, pas një depërtimi të shkëlqyer, por që topi shkoi jashtë kuadratit të portës.

Edhe Suarez pati një rast të mirë në anën tjetër, por nuk arriti në kohë që të plasojë goditje.


Shtuar 8.05.2021 17:05