Mbushet “kupa”me Dembele, shpërthen Xavi: Mund të ikë që tani

Xavi Hernandez ka dalur në konferencë për mediat para ndeshjes së kupës ndaj Bilbaos. Trajneri i Barcelonës ka folur për merkaton e janarit si dhe dëmtimet e futbollistëve.

Sa i përket të ardhmes së Dembeles, Xavi ka qenë i prerë.

Ose duhet të rinovojë, ose të largohet. Madje që tani mund të ikë. Jemi në një situatë komplekse, të vështirë. Nëse ai nuk rinovon, klubi duhet të gjejë një zgjidhje. Ka pesë muaj që po bisedohet kot, ndaj duhet të lëvizim” ka thënë Xavi./albeu.com


Shtuar 19.01.2022 13:38