Jo vetëm 6 marsi, Meta: Ballës i propozova dy data, KQZ ka vendimin

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së për të konsultuar me të datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Meta është shprehur se ai ka propozuar dy data kryesore 27 shkurtin dhe 6 marsin, dhe përgjigja përfundimtare i takon KQZ-ja.

“Një tjetër shqetësim i imi është se mos kush e di shumica nuk hyn në zgjedhje dhe nëse do ja vlente një proces i tillë dhe Balla më dha garanci për pjesëmarrje dhe mirëkuptim për datën. Me pak fjalë nuk ka pasur konsultim me partitë pir me përfaqësuesit e shumicës në kuvend për të pasur polemika. Po të kishte konsultime me partitë do të ftoja kryetarit të partisë ose sipas protokollit sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Kam pasur  vetëm një shqetësim mos i bojkotonte shumica zgjedhjet, ndërsa opozita nuk mund të shqetësohet dhe të pretendojë për një ditë më shumë. Zoti Taulant është i madhërishëm është përfaqësues i shumicës dhe i përcakton vendin dhe pakicës.

Kemi dy data 27 shkurti dhe 6 marsi. Unë nuk kërkoj datë jap një datë dhe për mua më e rëndësishme në këtë rast është KQZ, pasi ajo do të merret me organizimin e zgjedhjeve pasi është e rëndësishme pasi bëhen zgjedhje në Theth dhe në Lushnje”, ka thënë Meta./albeu.com

 


Shtuar 19.01.2022 13:35