Mbrojtësi i Interit është shumë afër kalimit te PSG

PSG është një hap larg kompletimit të transferimit të mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar. Sipas informacioneve të gazetarit turk Ekrem Konur, marrëveshja mes klubeve është në fazën përfundimtare.

Më herët, futbollisti ka rënë dakord me klubin francez për një kontratë katërvjeçare, sipas së cilës do të fitojë tre herë më shumë se në Interin e Milanos. Nerazzurrët kërkojnë 70 milionë euro për Skrinjarin, ndërsa oferta e fundit e PSG-së ishte 60 milionë euro. Klubet janë afër gjetjes së një kompromisi.

Kujtojmë se kontrata e Skrinjarit me Interin skadon në verën e vitit 2024. /albeu.com/

Inter Milan 2020/21 Report Cards: Milan Skriniar - Serpents of Madonnina

Shtuar 24.06.2022 13:17