Manchester United kërkon prej kohësh një qendërmbrojtës të nivelit të lartë dhe duket se e ka gjetur atë në Madrid, aty ku Raphael Varane nuk dëshiron të vazhdojë dhe kërkon largimin.
Kontrata e mbrojtësit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Manchester United ka mundësinë ta marrë me një çmim të arsyeshëm. Mirror, nga ishulli bën me dije Manchester United ka bërë ofertën e parë për mbrojtësin.
“Djajtë” kanë propozuar 45 milionë euro për Varane. Kjo ofertë është refuzuar nga Real Madrid, por spanjollët nuk pritet të rezistojnë shumë sepse rrezikojnë ta humbasin me parametra zero në verën e 2022. Perez është shprehur më parë se kush dëshiron të largohet, mund ta bëjë.