Mbrojtësi bavarez drejt Realit, Bayerni ka gati goditjen e bujshme te Milani

E ardhmja e Alphonso Davies shihet gjithnjë e më larg Bayernit të Mynihut. Mbrojtësi kanadanez kërkon largimin nga bavarezët dhe destinacioni i tij pritet të jetë Spanja, me Real Madrid që janë favoritët për të nënshkruar me 23-vjeçarin.

Në krahun tjetër, Bayerni akoma beson se mund të arrijë të bindë danezin për ta mbajtur në Mynih, por në rast se ai do të largohet, bavarezët kanë gati goditjen e bujshme për ta zëvendësuar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez. Ky i fundit është në kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por mesa duket francezi ka rritur kërkesat për pagën, diçka që kuqezinjtë nuk mund t’ia plotësojnë.

Në rast se Davies largohet, Bayerni do të futet “all in” për të siguruar shërbimet e Theos për të cilin janë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro, për të mos humbur cilësinë në krahun e majtë të mbrojtjes. /newsport.al/


Shtuar 19.02.2024 12:01