Mbrëmja e Asllanit? Inzaghi: Po rritet shumë, ndaj Bayernit mund të jetë ndeshja e duhur

Sot në mbrëmje do të luhen disa nga ndeshjet e fundit në grupet e Champions League. Bayern Munich-Inter do të jetë një nga këto sfida, ku të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16.

Sot, të gjitha mediat italiane shkruajnë se Inzaghi do të japë disa mundësi për lojtarët të cilët kanë pak minuta në këmbët e tyre. Një nga këta lojtarë, është talenti i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

“Është një moment (Inzaghi flet për rastin e humbur ndaj Barcelonës) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Calhanoglu po bën mirë si një organizator në thellësi, por nesër (sot) mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin.

Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një playmaker në thellësi”, është shprehur Simone Inzaghi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.11.2022 09:37