Var djalin 3-vjeçar në derën e makinës për ta ndëshkuar, videoja tronditëse bëhet virale në rrjet

Në të gjithë botën po qarkullon videoja e një babai në Turqi me fëmijën 3-vjeçar të varuar jashtë makinës që ishte në lëvizje, për ta ndëshkuar.

Kjo ngjarje i ka shokuar të gjithë dhe reagimi në rrjet ka qenë i madh.

Pas qarkullimit të videos, policia gjeti babain e 3-vjeçarit dhe e arrestoi.

Sipas mediave turke, ai ka prentenduar se e ka bërë këtë veprim pasi dëshironte të ndëshkonte djalin e tij, i cili nuk ishte sjellë mirë gjatë ditës./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 08:41