Mbappe po pushon në Mykonos, Nusret i mëson prerjen e mishit dhe kriposjen e veçantë (VIDEO)

Pas eliminimit nga Kampionati Evropian, Kylian Mbappe i ka filluar pushimet verore në ishullin grek, Mykonos.

Franca u eliminua nga ‘Euro 2020’ në 1/8 e finales duke humbur nga Zvicra pas ekzekutimit të penalltive.

Ishte pikërisht ylli i Paris Saint-Germainit njeriu tragjik i Les Bleus pasi e humbi penalltinë vendimtare i kushtoi me eliminim përfaqësueses së tij.

Dhe meqenëse turneu ka marrë fund, Mbappe është nisur drejt Greqisë për të pushuar. Atje ndodhet edhe ylli tjetër francez, Karim Benzema.

Me këtë rast, Kylian e ka vizituar njërin prej restoranteve të shumta të kuzhinierit të famshëm, Nusret Gokce.

I njohur për mënyrën e vecantë të përgatitjes së mishit dhe kriposjes, ‘Salt Bae’ i ka dhënë disa instruksione Mbappes për prerjen e mishit dhe hedhjen e kripës. /Telegrafi/


Shtuar 7.07.2021 22:03