PSG ka arritur të arkëtojë pikët e plota nga dueli me Metz në kuadër të javes së 34-të të Ligue 1.
Kilyan Mbappe edhe njëherë u bë protagonisti kryesor i këtij takimi. Mbappe shënoi gol në min (4’) pas një asistimi nga Ander Herrera.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të “parisienëve”.
Në pjesën e dytë, Metz shënuan përmes, Centonze në min (46’).
Por, pas vetëm 13 muntash, përkatësisht në minutën e (59’), Kilyan Mbappe shënoi golin e dytë në këtë takim.
Goditjen përfundimtar e dha Mauro Icardi i cili shënoi nga penaltia në min (89′).
Mbappe arrin kuotën e 25 golave në këtë sezon në Ligue 1.
Rezultati përfundimtar, Metz 1-3 PSG.
Tani me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e parë me 72 pikë, por pritet të shihet çfarë do të bëjë Lille, sepse ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./