Mbappe mund të refuzojë të luajë për kombëtaren franceze për shkak të Pogba

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Francës, Kylian Mbappe është i tronditur nga lajmi se mesfushori Paul Pogba e ka mallkuar atë duke përdorur shërbimet e një shamani.

Sipas Get French Football News, disa nga ndërkombëtarët francezë dhe një anëtar i stafit stërvitor kontaktuan Mbappe për të diskutuar incidentin. Në të njëjtën kohë, vetë Pogba nuk ka dhënë ende asnjë koment për këtë çështje, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Kilian vendosi të ndjekë ecurinë e situatës dhe të marrë masa drastike nëse informacioni rezulton i vërtetë. Sulmuesi mund të refuzojë të luajë për kombëtaren me Pogba. /albeu.com/


Shtuar 30.08.2022 16:10