Mbappe mbledh “leckat” dhe largohet nga qendra stërvitore e PSG, kalimi te Reali çështje orësh

Kylian Mbappe është i vendosur të largohet nga Paris Saint Germain gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi francez ka kërkuar nga klubi i tij që ta pranojë ofertën e Realit për tu transferuar në Spanjë.

Los Blancos kanë ofruar 180 milionë euro për talentin e madh francez, ofertë që ende nuk është pranuar nga PSG.

Megjithatë mediat në Spanjë dhe Francë kanë raportuar se Mbappe tanimë është përshëndetur me të gjithë shokët e tij te PSG.

Pamjet që po qarkullojnë nëpër media shihet Mbappe me një qese që ka mbledhur gjërat e veta dhe po largohej nga qendra stërvitore e PSG-së.

Gjithnjë sipas mediave në Spanjë dhe Francë, zyrtarizimi i francezit te Realit është çështje ditësh, për mos të thënë orësh.PSG pritet ta pranojë ofertë e madrilenëve pasi Mbappe nuk ka pranuar rinovimin dhe në verën e vitit të ardhshëm mbetet lojtar i lirë.


Shtuar 28.08.2021 18:49