Mbappe detyrohet të bëjë një ndryshim të papritur disa ditë para ndeshjes me Belgjikën

Kylian Mbappe është detyruar që të bëjë një ndryshim të papritur para ndeshjes së Francës në kuadër të raundit të 1/16-tave ndaj Belgjikës të hënën.

Kapiteni i Francës mbajti një maskë gjatë ndeshjes së fundit të fazës së grupeve ndaj Polonisë dhe pësoi një lëndim të rëndë ndaj Austrisë duke thyer hundën.

Mbappe u përplas me krahun e mbrojtësit Kevin Danso dhe u detyrua të largohet nga fusha.

Ai ishte në bankën rezervë në barazimin pa gola ndaj Holandës, por nuk mori asnjë minutë në atë takim.

Mbappe e hapi llogarinë e tij të golave në ndeshjen ndaj Polonisë duke realizuar nga pika e bardhë.

Mbappe dhe Franca duhet të ndiqnin një numër strikt të rregullave të UEFA-s sa i përket dizajnit të maskës, ndërsa njëra nga to kishte të bëjë me ngjyrën e saj e cila nuk u përputh me atë të fanellës.

Tani është raportuar se sulmuesi po përballet me një problem të ri me maskën që ai aktualisht po e mban.

The Sun raporton se Mbappe ka mbajtur një maskë të hollë në stërvitjen e Francës para ndeshjes me Belgjikën, mes shqetësimeve se vizioni i tij nuk ishte i pastër në ndeshjen ndaj Polonisë.

Është ende e parqartë nëse Mbappe do të heq dorë nga maska e tij aktuale dhe ta mbaj një tjetër, por është një tjetër problem i cili po e pengon atë pas lëndimit që pësoi kohë më parë. /Telegrafi/


Shtuar 29.06.2024 22:01