E Majta kundërshton uljen e pushimit mjekësor dhe paralajmëron betejë ligjore

E Majta ka paralajmëruar nisjen e një përballjeje ligjore me pushtetin lidhur me shkurtimin e pushimeve mjekësore.

Të lidhura

None found

Partia e drejtuar nga Dimitar Apasiev e konsideron shqetësues njoftimin e drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Zlatko Perinski, se pushimi bazë mjekësor do të reduktohet nga shtatë në pesë ditë. Sipas saj, kontrollet shtesë ndaj personave që përdorin pushim mjekësor përbëjnë një tjetër cenim të të drejtave të punëtorëve dhe një përpjekje edhe më alarmante për ndërhyrje në privatësinë e qytetarëve.

Deputeti Amar Mecinoviq, në një deklaratë nga qendra e shtypit e Kuvendit, bëri të ditur se grupi parlamentar i E Majtës do të paraqesë një propozim që kjo çështje të përcaktohet me ligj dhe jo përmes rregullores, duke mbrojtur interesat e punëtorëve.

Ai nënvizoi se E Majta, në cilësinë e një partie parlamentare, ka përgjegjësi të adresojë nevojat e qytetarëve. Për këtë arsye, tha Mecinoviq, partia do të dorëzojë në Kuvend propozime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të tyre.


sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet