Mbape i papërmbajtshëm, ylli francez i afrohet rekordit të jashtëzakonshëm të Ronaldos

Ylli i futbollit Kilian Mbape, ka shkëlqyer me tjetër dygolësh me fanellën e Real Madridit, që të mërkurën mbrëma e siguroi një të tetën e finales në Kupën e Mbretit.

Tashmë ylli francez është vetëm një gol larg rekordit të Kristiano Ronaldos, që në vitin 2013 kishte shënuar 59 gola në vit kalendarik.

Vetëm në edicionin aktual, Mbape i ka 33 gola e shtatë asistime për Real Madridin dhe ndeshjet me Francën.


Shtuar 18.12.2025 11:13

Tags: