Mauro Ikardi vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre, pasi Galtier e ka lënë jashtë ekipit argjentinasit, pasi nuk e shikon më në planet e tij.
Kështu në garë për të është futur së fundmi dhe Trabzonspori. Kampionët e Turqisë duan të ndërtojnë një skuadër për të ruajtur titullin, pasi së fundmi kanë afruar edhe Mark Bartar e mesfushorin shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut, Enis Bardhin.
Gjithsesi një transferim i tillë nuk është i lehtë, pasi në kontakt me Ikardin është dhe rivali i Trabzonsporit, Gallatasaraji, i cili prej kohësh kërkon të bindë argjentinasin për të ardhur në Stamboll.