Matic, lojtari i parë që Mourinho kërkon te Roma

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho ka nisur lëvizjet për skuadrën që do të drejtojë nga sezoni i ardhshëm.

Tentativa e parë duket se do të jetë mesfushori i

Sipas SportItalia, tekniku portugez që u njoftua dje nga klubi ka nisur të kërkojë përforcime në afatin kalimtar veror.

Ndër prioritet është 32-vjeçari i “Djajve të Kuq”, që nuk ka luajtur shumë këtë edicion te klubi anglez.

Për Romën synimi kryesor është rikthimi i shpejtë në Evropë, ndaj edhe Mourinho ka nisur të përgatitet.

Matic ka luajtur nën urdhrat e Mourinhos te Chelsea dhe Manchester United dhe kontrata me klubin anglez i skadon në qershorin e vitit 2023.

 


Shtuar 5.05.2021 15:10