Barcelona është e gatshme të rrisë interesimin e saj për Mason Greenwood, sipas raportimeve në Spanjë.
22-vjeçari aktualisht është i huazuar te Getafe nga Manchester United.
Greenwood ka impresionuar në Spanjë, duke shënuar pesë gola dhe duke regjistruar katër asistime në 15 ndeshje.
Forma e tij e mirë supozohet se ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës dhe Real Madridit.
TalkSPORT raporton se të dy gjigantët e La Ligës janë të interesuar dhe Man Utd nuk ka plane ta rikthejë atë në Old Trafford.
Klubi fillimisht kishte idenë për ta riintegruar atë në ekip, por më pas vendosi kundër tij pas reagimit të tifozëve.
Marrëveshja e Greenwood me United zgjat deri në verën e vitit 2025 dhe kjo do të thotë se ata mund ta shesin atë në fund të këtij sezoni.
Gazetari spanjoll Adrian Sanchez raporton se Barcelona është shumë e prirur për sulmuesin pasi vlerëson aftësinë e tij për driblim dhe golashënues. /Telegrafi/