Futbollisti i Arsenalit, Kai Havertz, i ka dhënë fund beqarisë.
Mesfushori sulmues pati një sezon për t’u harruar, pasi për pak nuk fitoi Premier Ligën me Arsenalin, teksa u eliminua edhe në çerekfinale të Kampionatit Europian, me Gjermaninë.
Megjithatë, Havertz vendosi të lejë pas shpinës këto zhgenjime, duke ndërmarrë hapin e madh në jetë private.
Ai kurorëzoi me martesë lidhjen e gjatë që pati me të dashurën, Sophia.