I huazuar nga Reali te Arsenal, Odegaard është duke parë mundësinë e tranferimit të mundshëm te Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori u huazua te “topcinjtë”, pasi nuk kishte minuta nën urdhërat e Zidane.
Mësohet se “galaktikët” janë të gatshëm ta shesin norvegjezin i cili ka gjetur veten te Arsnenal.
Mikel Arteta ka konfirmuar se “Topçinjtë” do provojnë ta mbajnë mesfushorin, por sipas medias spanjolle, AS, interesim ka shprehur edhe Liverpool.
Odegaard në të kaluarën e ka quajtur Liverpoolin si ‘klubi i ëndrrave’ dhe thuhet se është bërë pishman që ka refuzuar kalimin te “Reds”.
Ndërkohë, “Los Blancos” nuk e lejojnë largimin e mesfushorit nëse nuk paguhen 50 milionë euro