Marotta paralajmëron sulmin e ëndrrave te Interi, “zhvishet” mbrojtja

Guisepe Marotta ka folur së fundmi për merkaton e Interit, ku ka zbuluar emrat që pritet të zbarkojnë në Milano, por edhe largimet e mundshme.

Administratori “zikaltër” u shpreh optimist për nënshkrimin me dyshën Dybala – Lukaku, që të gjithë interistet po ëndërrojnë duke e bashkuar me Lautaro Martinez.

Marotta u shpreh se po punohet me afrimin e këtyre lojtarëve, por duhet ende shumë punë, ndërsa nuk mohoi se ka edhe një plan B.

Nuk e di a do ta kemi mbyllur merkaton deri në nisje të grumbullimit, por me siguri Inzaghi do të ketë një pjesë të mirë të titullarëve në dispozicion. MKhytarian dhe Onana prezantohen gjatë kësaj jave dhe po punojmë edhe për Dybalën e Lukakun. I njohim cilësitë e tyre, por nuk janë akoma të Interit, pasi duhen krijuar kushtet e duhura ekonomike, megjithatë kemi edhe plan B”, u shpeh Marotta.

Mbrojtja do të jetë reparti që do të sakrifikohet për të arkëtuar para dhe për të balancuar financat, duke lënë të nënkuptohet se Milan Skriniar ka shmë pak gjasa mbetet në Milano edhe për sezonin e ardhshëm.

Në mbrojtje është më e lehtë të manovrosh, pasi sulmuesit janë të paktë dhe të shtrenjtë. Bremer po monitorohet, pasi është mbrojtës për skena të mëdha, megjithatë Ausilio dhe Bacin po merren me negociatat”, tha Marotta./albeu.com