Marash Kumbulla u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i Sassuolos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vendosi të largohej nga Roma në këtë gjysmë sezoni të mbetur, për të luajtur me ekipin ku ndodhet dhe Nedim Bajrami.
Teksa për herë të parë pas këtij transferimi ka reaguar edhe vetë futbollisti. Me anë të një foto ku ndodhet me fanellën e Sassuolos, 23-vjeçari shqiptar shkruan:
“I lumtur të vesh këtë fanellë dhe të filloj këtë aventurë të re! Qëllimi është të ndihmoj klubin të ketë një gjysmë të dytë të sezonit sa më të mirë. Mezi pres të futem në fushë dhe të luftoj për këto ngjyra. SHKOJMË”. /newsport.al/