Maqedonia e Veriut kryen hap fals, Gjeorgjia fiton në shtëpi (VIDEO)

Gjeorgjia ka arritur të fitojë ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin e pastër 2-0.

Pjesa e parë ishte e barabartë me qarkullimin e topit, edhe pse maqedonasit kishin disa raste më konkrete. Por në minutën e 35-të, Miovski realizon autogol duke dërguar në pushim Gjeorgjinë në avantazh.

Në pjesën e dytë, Gjeorgjia shënon edhe një tjetër gol në minutën e 64-të me anë të Kvaratskhelia. Pjesën tjetër të lojës, Maqedonia ka dominuar totalisht duke tentuar të gjejë golin, por nuk e arriti këtë gjë, ku në fund ishte gjyqtari kryesor që përfundon ndeshjen.

Kjo fitore i jep mundësinë Gjeorgjisë të dominojë grupin në kuotën e 13 pikëve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.09.2022 20:43