Manjati i medias turkeAcun Ilicali ka rënë dakord për një tarifë prej 35 milionë euro për blerjen e Hull Cityt, ndërsa ai vetë ka zbuluar muajin e kaluar se planet e tij janë që ta bëjë klubin “me përbërje turke, nga stafi i trajnerëve tek lojtarët”.
Acun Ilicali dhe Arda Turan
Ilicali, i cili filloi karrierën si gazetar dhe transmetues në Turqi në vitet 1990 përpara se të vazhdonte të themelonte kompaninë e tij të prodhimit në vitin 2004, ka shitur aksionet e tij në klubin holandez Fortuna Sittard në prill, pas një vit pasi bleu klubin.
“Po mendoj të blej Hull City në Angli. Pala tjetër na beson. Nëse Zoti e lejon, ëndrra ime do të realizohet. Dua të valvit flamuri e vendit tonë (Turqisë) në Angli me suksesin e Hull City”.
“Shpresoj që Hull City të përbëhet nga turqit, nga trajnerët e deri te lojtarë në të ardhmen. Qëllimi im është të krijoj një ekip që krijon një tingull në botë”, kishte thënë Ilicali në shtator.
Hull Daily Mail shkruan se turku ende nuk ka vënë asnjë kontakt me këshillin e qytetit të Hullit për blerjen e mundshme të stadiumit MKM, ku klubi luan ndeshjet e tyre si vendas.
Biznesmeni egjiptian Allam e bleu Hullin në vitin 2010, duke futur miliona në klub dhe duke u kthyer në Ligën Premier në vitin 2013.
FA hodhi poshtë përpjekjen e Allam për të ndryshuar emrin e Hull në vitin 2014 dhe ai e nxori klubin në shitje në të njëjtin vit.
Klubi u rikthyen në Champions në vitin 2015, por u rikthyen për një sezon në edicioni 2016-17, ndërsa në vitin 2020 ata ishin pjesë e League One.
Por pas një viti ata u kthyen në Championship si kampion, ndërsa aktualisht ndodhen në vendin e 22-të.
Ata aktualisht nuk kanë asnjë lojtarë apo pjesëtarë të stafit nga Turqia.