Manchester United pranë revolucionit, në merkato janë tre emra për sulmin

Manchester United mendohet se do të bëhet një nga protagonistët më të mëdhenj të merkatos së verës. Trajneri i ri erdhi, me Ten Hag që do të jetë në krye të “Djallit” që nga fundi i sezonit.

Duhet shumë punë në ristrukturimin e ekipit, largimet dhe afrimet e mundshme, mentaliteti dhe gjendja fizike e lojtarëve. Tekniku i ri do të ketë shumë punë për të bërë dhe të sjellë Manchester United në formën që duhet të jetë, pasi lojtarët nuk i mungojnë, por mentaliteti fitues po.

Ndër prioritetet e klubit është afrimi i një sulmuesi të ri. Një nga rrugët për t’u marrë parasysh është Sebastian Haller, një lojtar të cilin trajneri i ardhshëm e njeh në mënyrë perfekte dhe Haller e ka akoma edhe më të thjeshtë pasi e njeh mirë kampionatin anglez pasi më parë luante për West Ham. Sebastian Haller është një sulmues goli, ku shifrat e tij flasin vet, dhe ka një çmim rreth 50 milionë euro.

Një tjetër për t’u analizuar është Victor Osimhen, sulmuesi nigerian i Napolit. Ai është një protagonist i shkëlqyer me ekipin napoletan dhe i vlerësuar shumë në anën monetare. De Laurentiis e ka bërë të qartë, kushdo që do të marrë Osimhen, duhet të paguajë 100 milionë euro.

Mundësia e tretë në tryezë është një objektiv vendas. Në këtë rast bëhet fjalë për lojtarin anglez, Harry Kane.

Pas një vere të kaluar në të cilën ai tregoi dëshirën e tij për të braktisur Tottenham dhe për të kaluar te City, por nuk ndodhi.

Për të arritur te Kane duhet një investim i konsiderueshëm, por nuk mund ta quajmë më të pamundur./h.ll/albeu.com


Shtuar 30.04.2022 14:31