Manchester United planifikon ofertë prej 50 milionë eurosh për Eduardo Camavingan

Manchester United synon të bëjë një goditje të bujshme në tregun e transferimeve, duke përgatitur një ofertë zyrtare për mesfushorin francez të Real Madridit, Eduardo Camavinga.

Gjatë këtij afati kalimtar, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick ka investuar ndjeshëm në mesfushë. Andrey Santos është transferuar nga Chelsea, Youri Tielemans nga Aston Villa, ndërsa përforcimi më i fundit është Carlos Baleba nga Brighton.

Të lidhura

None found

Pavarësisht këtyre afrimeve, trajneri dhe drejtuesit e klubit kërkojnë të shtojnë edhe një tjetër lojtar në këtë repart. Objektivi i tyre është Camavinga, i cili, krahas rolit në mesfushë, mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë.

Djajtë e Kuq dëshirojnë ta realizojnë menjëherë këtë transferim, me synimin për ta fuqizuar mesfushën me një prej talenteve të rinj më të gjithanshëm të futbollit botëror.

Sipas Cadena SER, klubi nga Old Trafford ka bërë gati një propozim zyrtar me vlerë 50 milionë euro për ta transferuar Camavingan nga Real Madridi.

Megjithëse United ka shfaqur interes të madh dhe zotëron fuqinë e nevojshme financiare, marrëveshja parashikohet të jetë jashtëzakonisht e ndërlikuar për shkak të rëndësisë së mesfushorit në skuadrën e Los Blancos.

Edhe pse në disa raportime është pretenduar se Camavinga është nxjerrë në shitje, mosha e tij e re dhe aftësia për të luajtur në disa pozicione po i bëjnë drejtuesit e klubit nga Bernabeu të hezitojnë.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetjojobet girişmarsbahisMarsbahis GirişsetrabetleograndbetJojobetmarsbahis