Manchester United ‘kthen’ Reguilonin te Tottenham Hotspur

Tani është zyrtare: Sergio Reguilon largohet nga Manchester United dhe kthehet në Tottenham Hotsour.

Faqja zyrtare e klubit nga Old Trafford ka njoftuar ndërprerjen e huazimit të mbrojtësit spanjoll.

“Sergio Reguilon rikthehet në klubin e tij, Tottenham Hotspur, pasi Manchester United aktivizoi një klauzolë përfundimi në kontratën e huazimit”.

“Sergio përmbushi rolin për të cilin u punësua: duke mbuluar Luke Shaë dhe Tyrell Malacia ndërsa të dy ishin jashtë me lëndime afatgjata”, ka shkruar United.

Reguilon luajti 12 ndeshje gjatë periudhës së tij të huazimit te Djajtë e Kuq.

Fakti i rikthimit të hershëm të Shaë dhe Malacia, si dhe shkathtësia e Diogo Dalot, kanë bërë që Manchester United të ‘presë’ Reguilonin.

Tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me spanjollin në Tottenham, pasi Spurs kanë disa zgjidhje në pozitën e tij. /Telegrafi/


Shtuar 4.01.2024 18:22