Manchester Unitedi e ka nisur me humbje sezonin e ri në Ligën Premier, pasi u mposht 2-0 në transfertë nga Hull City në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit 2026/27.
Edhe pse Djajtë e Kuq patën kontroll më të madh të lojës gjatë pjesës së parë, vendasit u treguan më efikasë dhe arritën të shënojnë dy herë.
Të lidhura
None found
Hull City kaloi në epërsi në minutën e 17-të, kur Semi Ajayi realizoi për 1-0. Para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 38-të, Nobel Mendy e dyfishoi avantazhin e ekipit të inkuadruar këtë sezon nga Championshipi.
Pas pushimit, Michael Carrick ndërhyri me disa zëvendësime, duke aktivizuar futbollistë më ofensivë. Unitedi e rriti ndjeshëm posedimin dhe krijoi raste, por nuk arriti ta gjente rrugën drejt golit.
Ndërkohë, Hull City u mbrojt me sukses deri në fund dhe e ruajti fitoren 2-0, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në startin e kampionatit.
Në javën e ardhshme, Manchester Unitedi do ta presë Ipswich Toën, ndërsa Hull City do të luajë në udhëtim ndaj Coventry City.
