Aksione policore në Tetovë dhe Gostivar, sekuestrohen armë, municion dhe lëndë narkotike

Gjatë disa kontrolleve të zhvilluara në Tetovë dhe Gostivar, policia ka zbuluar e konfiskuar armë zjarri, municion, lëndë narkotike dhe mjete të tjera. Në kuadër të këtyre operacioneve, disa persona janë ndaluar.

Të lidhura

None found

Më 21 gusht, zyrtarët e SPB Tetovë kanë arrestuar 41-vjeçarin S.B. nga fshati Leshok. Kontrolli i banesës dhe ambienteve ndihmëse është kryer me urdhër gjykate, ku janë gjetur një karabinë 7 mm me dylbi optike, një pistoletë „CZ“ 9 mm me karikatorë bosh, një pushkë ajrore 5.4 mm me dylbi, si dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Po më 21 gusht, rreth orës 20:21, në Gostivar janë ndaluar shtatë persona, pas një denoncimi për prishje të rendit dhe qetësisë publike, e shoqëruar me të shtëna armësh në fshatin Kunovë.

Të ndaluarit janë A.M. (39), D.M. (26), B.S. (37), R.R. (66), B.A. (37) dhe R.V. (72), të gjithë nga Gostivari, si dhe N.L. (65) nga Shkupi. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa gjatë kontrolleve në disa shtëpi pushimi janë sekuestruar disa armë zjarri, mes tyre karabina, pushkë gjuetie dhe një pistoletë, së bashku me një sasi më të madhe municioni.

Gjatë natës ndërmjet 21 dhe 22 gushtit, policia e Tetovës, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Antiterroriste „Tigrat“ dhe Njësitin e Qenve të Shërbimit, ka kontrolluar një shtëpi dhe një objekt-barakë punëtori në Tetovë, të cilat përdoreshin nga P.M. (36).

Në punëtori janë gjetur L.S. (19) dhe dy të mitur 16-vjeçarë. Gjatë kontrollit, te L.S. dhe njëri prej të miturve është zbuluar lëndë e bardhë pluhurore, marihuanë dhe dy peshore digjitale. Po ashtu, në objekt janë gjetur kuti me lëndë të bardhë pluhurore, si dhe mjete financiare në valuta dhe vlera të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë personat e ndaluar janë privuar nga liria. Pas përfundimit të dokumentimit të rasteve dhe në bashkëpunim me prokurorin publik, MPB-ja do të paraqesë kallëzimet përkatëse.


Shtuar 22.08.2026 15:31

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibombetnanoAnkara escortjojobetizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbettümbet giriş1xbet girişmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomhuhubetholiganbetroyalbet girişroketbet girişromabet girişJojobet Giriş