Manchester United është i vendosur për të rinovuar menjëherë kontratën e Bruno Fernandes. Mesfushori ka rënë dakort për një kontratë të re 5-vjeçare me klubin. Ylli portugez do ta dyfishojë pagën e tij në 240 mijë paund në javë, ku edhe drejtuesit e klubit arritën ta bindin atë për planet e së ardhmes. Ferndandes ishte i pasigurt nëse do të qëndronte me “Djajtë” pas shkarkimit të Solskjaer.
Eliminimi i Manchester United nga Champions do të thotë se edhe këtë sezon Bruno Fernandes do ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe. Kontrata e re bëhet fjalë der në vitin 2027.
27-vjeçari iu basëhkua klubit në janar të 2020 me një transferim prej 68 milionë paund nga Sportingu i Lisbonës, duke u përshtatur menjëherë me anglezët e duke shënuar dhe asistuar. Deri më tani, ai ka shënuar 49 gola në 117 ndeshje për klubin.
Rritja e pagës së Fernandes kalon pagën e Maguire dhe Rashford. Por ai vazhdon të marrë më pak se Cristiano Ronaldo, De Gea, Sancho, Varane, Pogba dhe Cavani./ h.ll/albeu.com